Rreth nesh: Gjithcka që duhet të dini për GB sh.p.k.
Kompani e regjistruar dhe e licensuar në Republikën e Kosovës, themeluar në vitin 2000, dhe ka për qëllim mbrojtjen e sigurtë nga zjarri.
GB specializon në ofrimin e pajisjeve dhe shërbimeve kundër zjarrit me kualitet të lartë, në përputhje me standardet botërore për të gjithë Rajonin e Kosovës, dhe posedon licensën për këto shërbime nga AME (Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave), autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
GB është e licensuar nga qeveria e Republikës së Kosovës për të ofruar produkte dhe shërbime të cilat janë në përpuethshmëri me ISO standarde botërore.
GB sh.p.k. ka synim shpërndarjen e njohurisë për parandalimin e zjarrit në mënyrë që qytetarët të kenë një hapsirë sa më të sigurtë përreth tyre. Për t’ia arritur qëllimit, kompania u krijua si rezultat i ngjarjeve të papritura në të cilët mund përfundojnë në zjarre katastrofike.
Për më shumë se 23 vite tashmë, GB ka krijuar një lidhje speciale me klientë. Fokusi jonë kryesor është shërbimi efikas dhe kualiteti i pajisjeve për shuarje të zjarrit.